RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli ndërton barriera në një prej pikave të saj ushtarake në territorin e Sirisë

izraeli-nderton-barriera-ne-nje-prej-pikave-te-saj-ushtarake-ne-territorin-e-sirise

Ushtria izraelite ka ndërtuar barriera të reja prej dheu përreth një prej pozicioneve të saj ushtarake në fshatin Quneitra, që ka pushtuar në jugperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Al-Ikhbariyya, kanalit zyrtar televiziv shtetëror të Sirisë, ushtria izraelite ka ngritur barriera të reja prej dheu për të forcuar sigurinë e pozicionit ushtarak që ka ngritur më parë në fshatin Hamidiyya.

“Është vërejtur aktivitet i ri i forcave izraelite në zonë dhe aktivitet për të ngritur barriera prej dheu në fshatin Quneitra”, thuhet në lajm.

Presidenti i Sirisë, Ahmed el-Sharaa në një deklaratë më parë tha se ushtria izraelite ka kryer më shumë se 1.000 sulme ajrore dhe 400 sulme tokësore në Siri midis 8 dhjetorit 2024 dhe 18 shtatorit, kur u rrëzua regjimi.

Që nga 8 dhjetori 2024, ushtria izraelite ka ndërtuar 19 baza dhe pika ushtarake në Quneitra, Daraa në jug të vendit si dhe në periferi të Damaskut.

Related posts

Kosova në zgjedhje pas dështimit për Presidentin/ “S’mund të qeveriset me dhunën e kartonëve”, Paskal Milo ‘shuplakë’ politikës: Etja për pushtet, ide e rrezikshme!

admin

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave

Muhamet Ramadani

Rohde: Lajmi për ikjen e 200 kompanive gjermane nga Kosova është gënjeshtër

admin