RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koalicioni “Pro Familjes & Jetës” njofton protestë para Kuvendit kundër projektligjit për Barazinë Gjinore

koalicioni-“pro-familjes-&-jetes”-njofton-proteste-para-kuvendit-kunder-projektligjit-per-barazine-gjinore

Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes & Jetës” ka njoftuar se më 6 nëntor, në orën 09:30, do të zhvillojë një tubim paqësor përpara Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i protestës është mbështetja e vlerave familjare dhe kundërshtimi i projektligjit për Barazinë Gjinore.

Në thirrjen publike, organizatorët u bëjnë apel qytetarëve që të bashkohen për të “qëndruar bashkë për familjen dhe fëmijët”, duke e konsideruar projektligjin si një kërcënim ndaj vlerave tradicionale të familjes shqiptare.

Sipas njoftimit të koalicionit, protesta do të jetë paqësore, por me vendosmërinë për të bërë qëndrimin e tyre të dëgjuar.

“Familja është themeli i shoqërisë dhe çdo përpjekje për ta zëvendësuar apo relativizuar atë duhet të ndalet,” thuhet në deklaratë.

Tubimi do të zhvillohet në të njëjtën ditë kur Kuvendi pritet të shqyrtojë projektligjin për “Barazinë Gjinore dhe Mundësitë e Barabarta”.

Related posts

Të zhvendosurit në Gaza përballen me stuhi të rrezikshme pa asgjë në dorë

admin

Migrimi zbraz shkollat

Muhamet Ramadani

Qyteti i Nju Jorkut shpall gjendje të jashtëzakonshme pas krizës me migrantë

admin