RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i inteligjencës turke dhe delegacioni i Hamasit diskutojnë armëpushimin në Gaza

shefi-i-inteligjences-turke-dhe-delegacioni-i-hamasit-diskutojne-armepushimin-ne-gaza

Shefi i shërbimit turk të inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalin, u takua sot me një delegacion të grupit palestinez Hamas në Stamboll për të diskutuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, transmeton Anadolu.

Delegacioni i Hamasit u udhëhoq nga anëtari i Byrosë Politike të Hamasit dhe kreu i ekipit të negociatave, Khalil al-Hayya.

Gjatë takimit, delegacioni i Hamasit shprehu mirënjohjen ndaj Turqisë, veçanërisht ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan, për rolin dhe përpjekjet e saj si ndërmjetës dhe garantues në arritjen dhe monitorimin e armëpushimit.

Delegacioni i Hamasit gjithashtu tha se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit, pavarësisht shkeljeve të kryera nga Izraeli gjatë gjithë procesit të armëpushimit.

Në takim gjithashtu u trajtuan hapat e nevojshëm për të siguruar funksionimin e qetë të procesit të armëpushimit dhe mënyrat për të kapërcyer problemet ekzistuese.

Palët diskutuan gjithashtu rrugët që duhet ndjekur për zbatimin e fazave të ardhshme të planit të armëpushimit.

Gjatë takimit u ofrua edhe një informim mbi ndihmat humanitare të Turqisë për Gazën dhe përpjekjet e saj për t’i dhënë fund tragjedisë humanitare.

Takimi përfshiu gjithashtu diskutime mbi përpjekjet e vazhdueshme me organizatat ndërkombëtare për të siguruar rrjedhje më të mëdha ndihmash.

Related posts

Hakerët iranianë sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare

Irfan Jahiu

Soros ia kalon perandorinë 25 miliardë dollarë të birit

admin

Pas trazirave, Kazakistani në zgjedhje të parakohshme parlamentare – VIDEO

admin