RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Ftesë – arrestim i menjëhershëm”, Policia e Kosovës njofton lidhur me qarkullimin e e-mailave të rreme

“ftese-–-arrestim-i-menjehershem”,-policia-e-kosoves-njofton-lidhur-me-qarkullimin-e-e-mailave-te-rreme

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me qarkullimin dhe shpërndarjen nëpër e-mail-e të ndryshme, të disa informacioneve jozyrtare (false/rreme), që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe organizatave të ndryshme, informacione këto kinse janë lëshuar nga zyrtarë të lartë brenda Policisë së Kosovës.

Policia njofton se këto informacione të emërtuara “ftesë/arrestim i menjëhershëm” të dërguara siç thuhet nga stafi i lartë i policisë së Kosovës, FBI-së, etj nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, të lëshuara siç potencohen në e-mail nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) etj., e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për siç ceket “Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamenti i krimit kibernetik”, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mail-eve/informacioneve të tilla, ka filluar hetimet intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.

Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së info@kosovopolice.com për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.

Related posts

Greqi – Roja bregdetare shpëton rreth 100 migrantë, tre kontrabandistë arrestohen

Muhamet Ramadani

Presidenti turk bën thirrje për unitet dhe paqe të qëndrueshme në Siri, paralajmëron kundër “kërkesave maksimaliste”

Irfan Jahiu

Lufta SHBA-Iran, dy fituesit që nuk janë në fushëbetejë

RTI