RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Procesohen pagesat prej 100 euro për studentët

procesohen-pagesat-prej-100-euro-per-studentet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se 49,623 studentë janë përfitues të shumës prej 100 eurove me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Kurti ka treguar se këta student janë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.

Tutje ai ka thënë se me Qeverinë në detyrë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë. Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim. Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, ka shkruar Kurti në Facebook./

Related posts

Kurti: Adresa e akuzave për krimet në Kosovë është Beogradi

admin

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, liderët botërorë të tronditur: Lajm i tmerrshëm

admin

Biden i kërkon Rusisë të rifillojë punën për kontrollin e armëve bërthamore me SHBA-në

admin