RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“700 punëtorë pa paga”, sindikalistët e RTK-së i drejtohen me një letër publike Kurtit

“700-punetore-pa-paga”,-sindikalistet-e-rtk-se-i-drejtohen-me-nje-leter-publike-kurtit

Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) i është drejtuar sot me një letër publike kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar ndërhyrjen e tij urgjente për zgjidhjen e krizës financiare dhe institucionale që ka përfshirë transmetuesin publik të vendit.

Në letrën e nënshkruar nga kryetari i sindikatës, Gëzim Bimbashi, theksohet se mbi 700 punëtorë të RTK-së kanë mbetur pa paga, duke e cilësuar situatën si të padurueshme për punëtorët dhe familjet e tyre.

“Kjo situatë rrezikon jo vetëm mirëqenien e punëtorëve, por edhe funksionimin normal të shërbimit publik të informimit në vend”, thuhet në letrën e sindikatës.

SPERTK-ja kërkon nga kryeministri në detyrë që të ndërmarrë veprime konkrete për alokimin e buxhetit të RTK-së dhe zhbllokimin e situatës aktuale, e cila, sipas tyre, është rezultat i mungesës së një bordi funksional dhe vakancës në pozitën e drejtorit të përgjithshëm.

“Institucioni është pa bord funksional, drejtimi po mbahet me ushtrues detyre, gjë që nuk është në përputhje me Ligjin për RTK-në”, thuhet në letrën publike.

Sindikalistët kërkojnë gjithashtu që, përmes deputetëve dhe institucioneve përkatëse, qeveria të mundësojë rritjen e buxhetit për pagat në RTK, ashtu siç po ndodh në sektorë të tjerë publikë.

Në fund të letrës, Sindikata e Punëtorëve e RTK-së e cilëson këtë kërkesë “jo vetëm sindikale, por njerëzore dhe institucionale”, duke apeluar për ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur, siç thuhet, “kolapsin e një institucioni që u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Dje, punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) kanë protestuar para objektit të transmetuesit publik.

Sindikata e Punëtorëve e Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK), ka paralajmëruar se nëse nuk do të ekzekutohen pagat, ai ajo e tetorit, brenda një kohe të shkurtër, për punëtorët e RTK-së, atëherë do të hynë në greva të përgjithshme e edhe protesta që mund të përshkallëzohen.

Related posts

Arabia Saudite njofton fillimin e sezonit të ri të Umres për qytetarët dhe banorët e Gjirit

Muhamet Ramadani

Panik në qiell të hapur, avioni bën ulje emergjente në Gjermani pasi një pasagjer vdes në bord

admin

Sulm i armatosur në Afganistan, të paktën 11 të vrarë në një zonë pikniku

Kushtrim Guraj