RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Delegacionet ushtarake të Koresë së Veriut dhe Rusisë diskutojnë bashkëpunimin mbrojtës në Phenian

delegacionet-ushtarake-te-korese-se-veriut-dhe-rusise-diskutojne-bashkepunimin-mbrojtes-ne-phenian

Delegacionet ushtarake ruse dhe koreano-veriore diskutuan për forcimin e bashkëpunimit midis dy palëve, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, transmeton Anadolu.

Gjatë takimit të mbajtur në Phenian, të dyja palët diskutuan mënyrat për të forcuar bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis organizatave ushtarake dhe politike “në përputhje me thellimin e lidhjeve dypalëshe”, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut.

Delegacioni i Koresë së Veriut përfshinte Pak Yong Il, zv.drejtor i Byrosë së Përgjithshme Politike të Ushtrisë Popullore Koreane si dhe oficerë të tjerë ushtarakë ndërsa delegacioni rus kryesohej nga Viktor Goremuikin, zv.ministri i Mbrojtjes.

Koreja e Veriut ka krijuar lidhje më të ngushta me Rusinë vitet e fundit, përfshirë edhe dërgimin e trupave në luftën e Ukrainës.

Related posts

Njerëzit në mbarë botën në zagushi, vuajnë dhe humbin jetën nga vala e të nxehtit

admin

KFOR vazhdon aktivitetet e trajnimeve për sigurinë në Kosovë

Muhamet Ramadani

Presidenti ukrainas: Aneksimi rus është i pavlefshëm

admin