RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

nje-muaj-paraburgim-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-dyfishte-ne-malisheve

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit A.I., lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Golluboc të Malishevës të enjten.

Zëdhënësi i Gjykatës, Lekë Muqaj, ka bërë të ditur se kërkesa për paraburgim është aprovuar pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj A.I. për dy vepra penale – ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Masa e paraburgimit llogaritet nga data 7 nëntor deri më 6 dhjetor 2025”, ka thënë Muqaj.

A.I. dyshohet se vrau dy vëllezërit e bashkëshortes së tij, ndërsa vetë mbeti i plagosur.

Ai sot u lirua nga QKUK-ja.

Related posts

Trazirat në Southport pas vrasjes së tre fëmijëve, raportohet për 39 policë të plagosur me fraktura të rënda! Autoritetet vendosin urdhrin…

admin

Sulmet ndaj xhamive në Qipron greke në rritje – VIDEO

admin

Hormuzi, një mesazh i qartë nga Irani

Kushtrim Guraj