RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, anulohen mbi 2.700 fluturime ditore për shkak të mbylljes së qeverisë

shba,-anulohen-mbi-2.700-fluturime-ditore-per-shkak-te-mbylljes-se-qeverise

Për shkak të mbylljes 40-ditore të qeverisë në SHBA, vazhdojnë ndërprerjet në aktivitetet e aviacionit ndërsa ka tejkaluar 2.700 numri i anulimeve të fluturimeve ditore në vend, transmeton Anadolu.

Mbi 2.700 fluturime u anuluan të dielën në SHBA. Sipas faqes së internetit “FlightAware” që gjurmon fluturimet në të gjithë vendin, rreth 10 mijë fluturime u vonuan vetëm të dielën.

Mbi 1.000 fluturime u anuluan të premten ndërsa mbi 1.500 të shtunën. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy tha se nëse mbyllja vazhdon, trafiku ajror i SHBA-së mund të ulet ndjeshëm.

Ai paralajmëroi se me ndërprerjet shtesë mund të shënohen reduktime deri në 20 për qind në fluturime.

Ulja e numrit të oficerëve aktivë të kontrollit të trafikut ajror për shkak të mbylljes së qeverisë përmendet si shkaku kryesor i anulimeve të fluturimeve ndërsa linjat ajrore fajësojnë qeverinë dhe kongresin.

Related posts

Pezullohet AKR-ja e Behgjet Pacollit

RTI

Eksperti mjekoligjor për Marigona Osmanin: Vdiq si pasojë e lëndimeve të rënda

admin

Kryeministrja daneze: Dëshira e SHBA-së për të marrë Grenlandën mbetet “fatkeqësisht e pandryshuar”

RTI