RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nxirren trupat e dy dëshmorëve nga rrënojat e një shtëpie në Khan Younis

nxirren-trupat-e-dy-deshmoreve-nga-rrenojat-e-nje-shtepie-ne-khan-younis

Ekipet e shpëtimit në jug të Rripit të Gazës kanë nxjerrë trupat e dy dëshmorëve nga rrënojat e një shtëpie në Khan Younis, të martën në mëngjes.

Ndërkohë, forcat izraelite vazhdojnë të shkelin marrëveshjen e armëpushimit, duke hapur zjarr nga automjetet ushtarake në juglindje të kampit al-Bureij, paralelisht me të shtëna nga aviacioni luftarak në lindje të Khan Younis.

Sipas burimeve lokale, numri i viktimave që nga marrëveshja e armëpushimit më 11 tetor ka arritur në 242 të vrarë dhe 622 të plagosur, duke e çuar bilancin total të agresionit izraelit ndaj Gazës që nga 7 tetori 2023 në 69,179 të vrarë dhe 170,693 të plagosur. /mesazhi

Related posts

Kryeministri britanik riafirmon besimin në Union pasi 3 kombe nënshkruan deklaratën për vetëvendosje

admin

FOTO/ Fitoi zgjedhjet në Britaninë e Madhe, Keir Starmer takohet me mbretin Charles për të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit

admin

Kryediplomatët e SHBA-së dhe Indisë diskutojnë mbi tarifat, energjinë dhe mbrojtjen

Hevzi