RTV AHIRETI
Lajme

Urdhërohet rifillimi i numërimit të fletëvotimeve në qendrën komunale në Mitrovicën e Jugut

urdherohet-rifillimi-i-numerimit-te-fletevotimeve-ne-qendren-komunale-ne-mitrovicen-e-jugut

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në qendrën komunale në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte.

Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.

The post Urdhërohet rifillimi i numërimit të fletëvotimeve në qendrën komunale në Mitrovicën e Jugut first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

​India e Pakistani shkëmbejnë listat e objekteve bërthamore

admin

Trump: SHBA-ja po i ndihmon Venezuelës të fitojë më shumë para

RTI

Britania po zhvillon një raketë balistike për Ukrainën, e cila do të godasë thellë në Rusi

admin