RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Avioni ushtarak turk i mallrave rrëzohet në Gjeorgji

avioni-ushtarak-turk-i-mallrave-rrezohet-ne-gjeorgji

Një avion ushtarak turk mallrash C-130, i cili po udhëtonte nga Azerbajxhani për në Turqi, është rrëzuar në Gjeorgji, tha të martën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Anadolu.

“Jemi thellësisht të trishtuar kur mësuam se një nga avionët tanë ushtarakë C-130, i cili po udhëtonte nga Azerbajxhani për në vendin tonë, është rrëzuar pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”, tha presidenti Erdogan në një aktivitet në kryeqytetin turk, Ankara.

“Operacionet tona të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në koordinim me autoritetet kombëtare. Zoti i mëshiroftë martirët tanë”, shtoi ai.

Ministria turke e Mbrojtjes tha gjithashtu në llogarinë e medias sociale të kompanisë amerikane X se “Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë filluar në koordinim me autoritetet gjeorgjiane”.

Nuk ka informacione të menjëhershme se sa persona ndodheshin në bordin e avionit apo për viktima të mundshme.

Related posts

E rëndë në Angli/ Vriten gruaja dhe dy vajzat e gazetarit dhe komentatorit të BBC

admin

UNICEF: Të paktën 82 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga armëpushimi i 10 tetorit

admin

Rubio: Po bëhet “progres i mirë” në hartimin e rezolutës për forcën ndërkombëtare në Gaza

admin