RTV AHIRETI
Shëndetësi

Historia e përdorimit të eterit si anestezi në mjekësi

historia-e-perdorimit-te-eterit-si-anestezi-ne-mjekesi

179 vjet më parë, më 30 shtator të vitit 1846, eteri u përdor për herë të parë si anestezi në mjekësi.

Atë ditë Eben Frost shkoi në zyrën e dentistit William Morton në Boston Massachusetts. Frostit i dhimbste një dhëmb. Ai u tmerrua teksa mendonte se kjo dhimbje do të ishte akoma më e madhe, kur t’i hiqej dhëmbi.

Frost iu lut doktor Mortonit që ta hipnotizonte për të mos ndjerë dhimbjen. Por kjo nuk ishte e nevojshme. Doktor Mortoni kishte disa kohë që eksperimentonte me eter. Ai e kishte bërë provë tek qeni i tij, macja edhe tek vetja, megjithatë asnjëherë tek një pacient. Dentisti i tha zotri Frost se ai mund t’i ofronte diçka më të mirë se hipnoza, nëse Frost do ta pranonte.

Frost ra dakord, dentisti Mortoni njomi një shami me eter dhe e udhëzoi pacientin të merrte frymë thellë. Frost e humbi ndërgjegjen pothuajse menjëherë, dhe në këtë gjendje dentisti Mortoni i hoqi atij dhëmbin.

Disa javë më vonë, mjekët në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts, filluan të përdorin eter gjatë operacioneve.

Related posts

Pse disa ushqime rekomandohet të konsumohen të papërpunuara

Muhamet Ramadani

Si të liroheni sa më shpejt nga viruset?

Muhamet Ramadani

A duhet ta vaksinoni fëmijën kundër gripit? Cilët të vegjël nuk duhet ta marrin vaksinën

Muhamet Ramadani