RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

WFP: Një milion njerëz në Gaza kanë marrë ushqim, por nevojiten më shumë pika kalimi

wfp:-nje-milion-njerez-ne-gaza-kane-marre-ushqim,-por-nevojiten-me-shume-pika-kalimi

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka njoftuar se ka shpërndarë ndihma ushqimore për rreth një milion banorë në Gaza, tre javë pas armëpushimit. Megjithatë, agjencia paralajmëron se duhen hapur më shumë pika kufitare për të përmbushur nevojat në rritje.

Sipas WFP, pas dy vitesh lufte dhe bllokade, pasiguria ushqimore mbetet e rëndë, ndërsa shumë familje të zhvendosura kanë ende vështirësi në sigurimin e ushqimit. Aktualisht janë të hapura vetëm dy pika kufitare, dhe më shumë se gjysma e magazinave janë shkatërruar.

Agjencia kërkon hapjen e plotë të rrugëve dhe pikave kufitare, sidomos në veriun e Gazës, për të mundësuar shpërndarjen e ndihmave në shkallë të gjerë. /mesazhi

Related posts

Eurostat: Rreth 4,3 milionë ukrainas nën mbrojtje të përkohshme në BE

Muhamet Ramadani

Belgjikë, rreth 4 mijë refugjatë nuk kanë vend ku të strehohen

admin

Sulmet izraelite vrasin 3 palestinezë dhe plagosin 4 të tjerë në shkeljet e fundit të armëpushimit në Gaza

Kushtrim Guraj