RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bruksel, stafi gjyqësor proteston për mungesë të burimeve të mjaftueshme

bruksel,-stafi-gjyqesor-proteston-per-mungese-te-burimeve-te-mjaftueshme

Qindra gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës të gjykatave kanë organizuar një protestë në Bruksel, duke denoncuar atë që e përshkruan si burime të pamjaftueshme të alokuara për sistemin e drejtësisë së Belgjikës, transmeton Anadolu.

Demonstruesit u mblodhën para Pallatit të Drejtësisë, duke deklaruar se mungesa kronike e fondeve dëmton aftësinë e gjyqësorit për të funksionuar siç duhet.

Pjesëmarrësit në protestë ishin të veshur me rroba gjyqtare dhe mbanin pankarta që shkruanin “Demokracia në rrezik” dhe “Drejtësia i mungon financimi i duhur”. Ata theksuan pagat e ulëta, mungesën e personelit, gjykatat e lëna pas dore dhe investimet e pamjaftueshme në infrastrukturat digjitale.

Protestuesit i bënë thirrje qeverisë federale dhe parlamentit që ta njohin gjyqësorin si një “pushtet të plotë shtetëror” dhe të ofrojnë mbështetje financiare në përputhje me statusin kushtetues të gjyqësorit.

Ata paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen, “funksionimi i gjyqësorit do të jetë në rrezik”.

Related posts

New York, në sheshin “Times” vendosen 251 palë këpucë në përkujtim të dëshmorëve të 15 korrikut

admin

Lista Serbe shpall tri ditë zie për terroristët serbë të vrarë

Muhamet Ramadani

Rikthim i Britanisë në BE? Zyrtarët kundër privilegjeve të vjetra: Negociatat duhet të trajtohen si për çdo kandidat! Kostumi i qepur sipas porosisë ka ikur

admin