RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark dëshmon sot në Hagë

ish-komandanti-i-nato-s,-wesley-clark-deshmon-sot-ne-hage

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, do të paraqitet sot para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai fillimisht pritej të dëshmonte më 18 nëntor, por dëshmia e tij është zhvendosur një ditë më herët, duke nisur nga ora 12:00.

Clark do të jetë dëshmitari i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën, pas së cilës gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit.

Ndërkohë, seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.

Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Më pas ka dëshmuar Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.

Më 22 shtator dëshmoi edhe John Stewart Duncan, ish-këshilltar politik i gjeneralit Clark në NATO, i cili e përmbylli dëshminë një ditë më vonë.

Ndërkaq, më 30 shtator ka filluar dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë Bernard Kouchner, i cili ka mbyllur paraqitjen më 2 tetor.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së mbrojtjes.

Parashtresat përfundimtare, si dhe deklarimet për ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat, pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

Related posts

SHBA mbështet Kosovën, por këmbëngul për Asociacionin, Ndihmës Sekretari O’Brien takim me Kurtin, kërkon përparime

admin

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet pritet të ratifikohet shpejt në Kuvend

admin

“Zonjën Daniels e kam parë në katin e 26-të të Kullës Trump, ku gjendet zyra e tij”- Zbardhen dëshmitë në gjyq, botuesi: Si përpoqa ta ndihmoja ish-Presidentin të fitonte zgjedhjet në vitin 2016

admin