RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qirinj në kujtim të viktimave: Të mbijetuarat e Epstein reagojnë pas projektligjit të ri

qirinj-ne-kujtim-te-viktimave:-te-mbijetuarat-e-epstein-reagojne-pas-projektligjit-te-ri

Të mbijetuarat e abuzimeve të Jeffrey Epstein u mblodhën në një përkujtim me qirinj në Washington, duke nderuar viktimat e krimeve të tij pas miratimit të një projektligji të ri që synon mbështetjen dhe mbrojtjen e të mbijetuarve.

Annie Farmer, një nga viktimat e Epstein, foli nga podiumi duke theksuar rëndësinë e drejtësisë dhe mbështetjes për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë vuajtur nga abuzimet e tij. Ajo u shpreh se miratimi i projektligjit është një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies.

Të mbledhura me qirinj në duar, pjesëmarrëset nderuan kujtimin e atyre që u prekën nga rrjeti kriminal i Epstein, ndërsa kërkuan përkushtim të vazhdueshëm për të parandaluar krimet seksuale dhe për të mbrojtur të cenueshmit. /mesazhi

Related posts

Thirrje për tërheqje nga gara/ Demokratët përjashtojnë mundësinë e zëvendësimit të Presidentit Biden

admin

Disa zona të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë

admin

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident trafiku në Graqanicë

admin