RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga opozita, vetëm Gruda i PDK-së merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme

nga-opozita,-vetem-gruda-i-pdk-se-merr-pjese-ne-seancen-e-jashtezakonshme

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme, ku janë paralajmëruar disa pika të rendit të ditës, si formimi i komisioneve parlamentare, më pas shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimi i buxhetit për tri komuna të Kosovës, Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në këtë seancë të pranishëm në sallë janë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe disa nga pakicat joserbe, gjë që pritet që seanca të dështojë.

Ndërkaq, nga opozita i vetmi i pranishëm është deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.

Related posts

Erdoğan: Vitin e ardhshëm planifikojmë të rrisim prodhimin e naftës vendore në 100 mijë fuçi në ditë

admin

E rëndë në Kosovë/ Humb jetën aksidentalisht një fëmijë

admin

“Palët duhet të ripërkushtohen për t’i luftuar problemet”- O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara, mundësi e humbur për palët

admin