RTV AHIRETI
Lajme

AUV ndalon importin e shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga disa zona të Gjermanisë

auv-ndalon-importin-e-shpezeve-dhe-nenprodukteve-te-tyre-nga-disa-zona-te-gjermanise

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës njofton se ka ndaluar importin e shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga zonat administrative Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein të Gjermanisë.

Në njoftimin e AUV-it thuhet se me këtë është bërë plotësim-ndryshimin e vendimit për ndalesën e importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga shteti i Gjermanisë, duke shfuqizuar ndalesën e vendimit të datës 30.10.2025.

Ky vendim është marrë duke iu referuar, raportit të fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), raportit të Komisionit Evropian të datës 28.10.2025 dhe Raportit të Autoritetit Kompetent të Gjermanisë të datës 12.11.2025.

“Në bazë të Ligjit të Veterinarisë Nr. 2004/21, lejohet importi i shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania, me përjashtim të zonave administrative të prekura si: Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein ku është konfirmuar prania e sëmundjes Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotipi me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në disa ferma të shpezëve nga këto zona, nga ku ndalohet importi i shpezëve të gjalla, mishit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e lartpërmendura të shtetit të Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet aktive deri në vlerësimin e radhës nga autoritetet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.

AUV thotë se do të vazhdojë të monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

The post AUV ndalon importin e shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga disa zona të Gjermanisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

SHBA do t’i dërgojë Iz’raelit mu’nicion kritik në ditët në vijim

Muhamet Ramadani

Gjermania: Në pranverë dërgojmë forcat shtesë në Kosovë për shkak të përkeqësimit të sigurisë

Muhamet Ramadani

Sulmet izraelite në kampe dhe ndaj civilëve, Blinken: Numri i viktimave në Gazë, në mënyrë të papranueshme i lartë

admin