RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy shpreson për shkëmbime të reja të të burgosurve me Rusinë deri në fund të vitit

zelenskyy-shpreson-per-shkembime-te-reja-te-te-burgosurve-me-rusine-deri-ne-fund-te-vitit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shprehur shpresën se Kievi dhe Moska mund të rifillojnë shkëmbimet e të burgosurve deri në fund të vitit, si dhe ka theksuar se Turqia luan një rol vendimtar në përpjekjet për të avancuar këto shkëmbime, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit të tyre në kryeqytetin Ankara, Zelenskyy tha se takimi ishte “gjithëpërfshirës dhe i frytshëm. Ai shtoi se besimi i ndërsjellë midis dy vendeve mbetet jetësor.

Zelenskyy falënderoi Turqinë për mbajtjen e një qëndrimi parimor ndaj luftës Rusi-Ukrainë dhe për mbështetjen e saj të qartë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Nuk është takimi ynë i parë këtë vit dhe për këtë dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë”, tha Zelenskyy, duke shtuar se bashkëpunimi i Ankarasë “ndihmon jetët tona” dhe kontribuon drejtpërdrejtë në nevojat mbrojtëse të Ukrainës.

Presidenti ukrainas gjithashtu theksoi rëndësinë e rolit ndërmjetësues të Turqisë.

“Shpresoj të rifillojmë shkëmbimet e të burgosurve me Rusinë deri në fund të vitit dhe Turqia ofron mbështetje të madhe për këtë”, tha ai.

Related posts

Irani nis sulme të reja me raketa ndaj Izraelit, një raketë bie pranë Kudsit

Irfan Jahiu

UNICEF: Helikopterët e ushtrisë së Mianmarit hapin zjarr ndaj një shkolle, vriten 11 fëmijë

admin

Grafite nacionaliste, analistët: Janë militariste dhe thirrje për dhunë

Muhamet Ramadani