RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siria dënon vizitën e Netanyahut në jug si “shkelje të rëndë” të rezolutave të OKB-së

siria-denon-viziten-e-netanyahut-ne-jug-si-“shkelje-te-rende”-te-rezolutave-te-okb-se

Siria ka denoncuar një turne në terren të kryer nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në zonën tampon në jug të vendit, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë dënoi fuqishëm “vizitën e paligjshme” nga Netanyahu dhe zyrtarët e pushtimit izraelit si “një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”.

“Kjo vizitë përfaqëson një përpjekje të re për të imponuar një fakt të kryer që bie ndesh me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe bie brenda politikave të pushtimit që synojnë forcimin e agresionit të saj dhe vazhdimin e shkeljeve të territorit sirian”, tha ministria siriane.

Related posts

Raketat e Iranit mund të arrijnë Europën? Reagon NATO: Ende nuk ka prova

Kushtrim Guraj

Një problem me radio frekuencat rëndon trafikun ajror në Greqi

Muhamet Ramadani

Kryqi i Kuq njofton se ka të dhëna për mbi 11 mijë persona të zhdukur në Sudan

Hevzi