RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia: Duhet të kalohet në veprim sa më parë për paqen në Palestinë

greqia:-duhet-te-kalohet-ne-veprim-sa-me-pare-per-paqen-ne-palestine

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis deklaroi se duhet të kalohet në veprim sa më parë për sigurimin e paqes afatgjate në Palestinë, raporton Anadolu.

Duke folur për mediat përpara takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, Gerapetritis tha se Greqia mbështet propozimin e ri për armëpushim në Ukrainë.

Lidhur me Gazën, Gerapetritis tha se rezolutat e OKB-së paraqesin një mundësi. “Duhet të kalohet në veprim sa më parë në mënyrë që të mund të sigurojmë paqe afatgjate në rajon”, tha ai.

Më 18 nëntor, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi një rezolutë të SHBA-së që bën thirrje për krijimin e një Këshilli Paqeje dhe vendosjen e një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit në Rripin e Gazës.

Related posts

Gati 2.600 të vrarë në Liban nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

admin

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 335 e lu’ftës

Muhamet Ramadani

Erdogan do të takohet nesër me homologun e tij azerbajxhanas

admin