RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Shpata e Artë”/ PK-ja: Mbetemi të përkushtuar në ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt

“shpata-e-arte”/-pk-ja:-mbetemi-te-perkushtuar-ne-ofrimin-e-nje-mjedisi-te-qete-dhe-te-sigurt

Në kampin e njësive speciale të Policisë së Kosovës – Vrellë, me pjesëmarrje nga Policia e Kosovës, KFOR-i, EULEX-i dhe FSK-ja, është mbajtur ushtrimi i përbashkët operacional “Shpata e Artë”.

Në një njoftim zyrtar, PK-ja deklaron se qëllimi i këtij ushtrimi të përbashkët ishte fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit për reagim emergjent në raste të incidenteve kritike, situatave kur kërkohet angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në ruajtjen e sigurisë publike duke reflektuar bashkëpunimin shumë të mirë institucional dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë, efikas dhe efektiv ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë.

Ushtrimi “Shpata e Artë” u ndoq nga afër nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, komandanti i KFOR-it, EULEX-i, FSK-ja, si dhe eprorë të lartë nga Policia e Kosovës.

“Në fund të këtij ushtrimi, kolonel Hoxha përgëzoi pjesëtarët e PK-së dhe institucioneve pjesëmarrëse që morën pjesë në këtë ushtrim dhe theksoi se Policia e Kosovës i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndër-institucional me të gjitha institucionet e sigurisë dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim” thuhet në njoftimin e Policisë.

Related posts

Witkoff vlerëson Turqinë, Katarin dhe Egjiptin si ndërmjetësit kyç në përpjekjet për paqen në Gaza

Kushtrim Guraj

“Moska duhet të hyjë në një proces negocimi”/ Zyrtari i lartë ukrainas tregon arsyen: Ja pse pushtuan rajonin rus të Kurskut

admin

BE i akordon Libisë 5,2 milionë euro shtesë për përballimin e stuhisë

Muhamet Ramadani