RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump ndryshon fjalët, vlerëson Zohran Mamdani: New York do të ketë kryetar të mrekullueshëm

trump-ndryshon-fjalet,-vlereson-zohran-mamdani:-new-york-do-te-kete-kryetar-te-mrekullueshem

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lavdëruar kryetarin e sapozgjedhur të New York, Zohran Mamdani, pavarësisht se më herët e kishte quajtur “të çmendur”. Nga Zyra Ovale, Trump ka thënë se pret një bashkëpunim të ngushtë me të.

“Sa më mirë që ai të bëjë, aq më i lumtur jam unë. S’ka rëndësi partia apo dallimet e tjera – ne do ta ndihmojmë që t’i realizojë ëndrrat e të gjithëve, për një New York të fortë dhe të sigurt. Urime”, ka thënë Trump pas takimit me Mamdanin të premten.

Ai shtoi se Mamdani “do t’i mbijetojë si konservatorëve, ashtu edhe liberalëve”.

Mamdani deklaroi se me Trump kanë pika të përbashkëta, përfshirë dëshirën për paqe në Lindjen e Mesme.

“Besoj se ju ndiheni shumë mirë për paqen në Lindjen e Mesme?”, e pyeti Trump kryetarin e ri, duke e ftuar në një takim të ardhshëm me liderin e Libanit.

“Ne kemi dëshiruar me ngulm paqen, dhe kjo është diçka që e ndaj me ju”, u përgjigj Mamdani.

Mamdani u shpreh se takimi me presidentin ishte “produktiv” dhe se të dy po punojnë për të adresuar çështjen e përballueshmërisë së jetesës.

Related posts

Kreu i “Wagner”-it, Prigozhin pretendon se kanë marrë nën kontroll qytetin ukrainas Bakhmut

Muhamet Ramadani

Bankat libaneze deklarojnë mbyllje tre-ditore për shkak të shqetësimeve të sigurisë

admin

Sekuestrohen mallra me banderola të Serbisë në vlerë rreth 5000 euro

Muhamet Ramadani