RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mucunski në takimin e nismës CEI në Beograd thekson rëndësinë e lidhjes rajonale për përshpejtimin e integrimit evropian

mucunski-ne-takimin-e-nismes-cei-ne-beograd-thekson-rendesine-e-lidhjes-rajonale-per-pershpejtimin-e-integrimit-evropian

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka marrë pjesë në një takim pune me homologët e tij të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sonte në Beograd, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, fokusi i bisedimeve ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE), rrethanat aktuale gjeopolitike dhe sfidat që rrjedhin prej tyre, si dhe siguria rajonale dhe domosdoshmëria e lidhjes dhe bashkëpunimit të zgjeruar rajonal.

Më tej, thuhet se ministrat konfirmuan edhe një herë rëndësinë e nismës CEI si një platformë e qëndrueshme për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, me promovimin e partneriteteve dhe adresimin në mënyrë efektive të sfidave rajonale.

Në fjalën e tij, Mucunski theksoi rolin e lidhjes rajonale dhe nismave rajonale si mjete kyçe për përshpejtimin e integrimit evropian, sipas tij, proces më i rëndësishëm për mbështetjen e paqes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik në kontinent.

Ai gjithashtu konfirmoi angazhimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane, duke theksuar se është një domosdoshmëri gjeostrategjike për një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë.

Sot, në Beograd u takuan koordinatorët kombëtar të vendeve anëtare të nismës CEI për takimin e tyre të fundit nën presidencën serbe.

Nisma CEI, e formuar më 11 nëntor të vitit 1989, sot përbëhet nga 18 vende anëtare, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Sllovenia, Austria, Bjellorusia, Kroacia, Çekia, Moldavia, Hungaria, Italia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Ukraina.

Related posts

Mbërrijnë në Turqi aktivistët e ndaluar nga Izraeli të flotiljes humanitare që ishin nisur drejt Gazës

admin

Vjosa Osmanit iu montuan fotografi me politikanë serbë, Presidenca i kërkon policisë të hetojë se kush e bëri

admin

Raportimi: Izraeli dëshiron që ShBA-ja të sulmojë Iranin, por Trump favorizon diplomacinë e ashpër

Irfan Jahiu