RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siri, 5 të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në Idlib

siri,-5-te-vdekur-nga-nje-shperthim-i-fuqishem-ne-idlib

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm në provincën e Idlibit, në veriperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën Kefertaharim, në veri të Idlibit, ku është dëgjuar një zë i fortë shpërthimi, shkaku i të cilit ende nuk dihet. Pas shpërthimit, nga zona është ngritur tym i dendur. Në vendngjarje janë dërguar ekipet e mbrojtjes civile.

Sipas një lajmi të transmetuar nga televizioni shtetëror sirian “Al-Ikhbariyah”, në shpërthim kanë humbur jetën pesë civilë.

Në lajm u theksua se ekipet vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja.

Related posts

OKB: Rreth 795 mijë palestinezë në Gaza në rrezik të shtuar nga stuhia

RTI

Shefi i OKB-së shpreh shqetësim për shpërfilljen e ligjit ndërkombëtar pas veprimit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë

admin

Nga vdekja e nënës tek kanceri i bashkëshortit dhe atentati ndaj babait të saj, rrëfimi emocionues i Ivanka Trump! Vajza e presidentit amerikan nuk i mban dot lotët

admin