RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 69,799 numri i viktimave në Gaza

rritet-ne-69,799-numri-i-viktimave-ne-gaza

Burime mjekësore bënë të ditur sot se numri i viktimave nga agresioni izraelit në Rripin e Gazës ka arritur në 69,799 të vrarë dhe 170,972 të plagosur që nga 7 tetori 2023, shumica prej tyre fëmijë dhe gra.

Sipas të njëjtave burime, edhe shumë trupa mbeten nën rrënoja, ku ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të hyjnë për shkak të situatës së pasigurt.

Gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet e Gazës kanë mbërritur 14 viktima, prej të cilëve 5 të vrarë rishtazi dhe 9 trupa të nxjerrë nga rrënojat.

Që prej marrëveshjes së armëpushimit më 11 tetor, janë regjistruar 352 të vrarë dhe 896 të plagosur, ndërsa janë nxjerrë 605 trupa nga rrënojat. /mesazhi

Related posts

Blinken: Shteti palestinez, mënyra më e mirë për ta izoluar Iranin

admin

Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam

RTI

41 persona humbin jetën nga zjarri në një kishë të Kajros

admin