RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Politikani i quajtur Adolf Hitler triumfon në zgjedhjet lokale të Namibisë për të pestën herë radhazi

politikani-i-quajtur-adolf-hitler-triumfon-ne-zgjedhjet-lokale-te-namibise-per-te-pesten-here-radhazi

Një politikan nga Namibia, i quajtur sipas diktatorit gjerman Adolf Hitler, u shpall fitues me diferencë të madhe në një zgjedhje të qeverisjes lokale, sipas rezultateve zyrtare të publikuara, transmeton Anadolu.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuara mbrëmë, Adolf Hitler Uunona, i cili tani preferon të quhet Adolf Uunona, e ruajti vendin e tij në zonën e vogël veriore Ompundja në rajonin Oshana, duke marrë 1.275 vota ndërsa i vetmi kundërshtar i tij, Isak Akawa, mori 148 vota.

Uunona, i cili nuk ka asnjë lidhje me diktatorin famëkeq gjerman, garoi në emër të partisë në pushtet, Organizatës Popullore të Afrikës Jugperëndimore (SWAPO) ndërsa Akawa garoi për Partinë e Patriotëve të Pavarur për Ndryshim (IPC).

Uunona e ka mbajtur këtë post në rajonin e ish-kolonisë gjermane që nga viti 2004 dhe më herët dje njoftoi se nga tani e tutje preferon të njihet zyrtarisht si Adolf Uunona.

Sipas mediave lokale, ai tha se nuk dëshiron më të njihet me emrin e tij të lindjes, pasi karakteri dhe ambicia e tij janë të kundërta me ato të ish-kancelarit të Gjermanisë naziste, të cilin thotë se mezi e ka njohur.

Related posts

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit”- Ministri i Jashtëm: Rrezikon të sjellë shkatërrim të madh në të gjithë Lindjen e Mesme! Ja mesazhi për qytetarët tanë atje

admin

Marijuana, drogë më pak e rrezikshme në SHBA? Ja kur pritet të merret vendimi për riklasifikimin e lëndës narkotike

admin

FSK hap dyert – liderët e shtetit dhe qytetarët shohin nga afër punën dhe armatimin e ushtrisë

Muhamet Ramadani