RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hezbollahu paralajmëron kundërpërgjigje pas vrasjes së komandantit të lartë

hezbollahu-paralajmeron-kunderpergjigje-pas-vrasjes-se-komandantit-te-larte

Hezbollahu ka deklaruar se do t’i përgjigjet sulmit izraelit që vrau komandantin e lartë Haytham Ali Tabtabai dhe disa persona të tjerë. Kreu i grupit, Naim Qassem, tha në një fjalim televiziv se ata “kanë të drejtën të reagojnë” dhe se “do ta vendosin vetë kohën e kundërpërgjigjes”.

Qassem e cilësoi sulmin ajror izraelit si “agresion të hapur” dhe përshëndeti vizitën e Papa Leos në Liban, duke shpresuar se do të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe ndalimin e sulmeve izraelite.

Edhe pse palët ranë dakord për armëpushim në nëntor, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet ajrore në jug të Libanit dhe në Luginën Bekaa. Të dielën, një sulm në jug të Bejrutit vrau pesë persona, përfshirë Tabtabain. /mesazhi

Related posts

“Mezi pres të punojmë së bashku”- Presidenti Biden uron kryeministrin e ri britanik përmes një telefonate

admin

Ukraina propozon marrëveshje dypalëshe për dronë me Gjermaninë

Kushtrim Guraj

AUV asgjëson mbi 7,900 produkte ushqimore për fëmijë të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac

Irfan Jahiu