RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

130 të plagosur nga dhuna e ushtrisë izraelite në Tubas

130-te-plagosur-nga-dhuna-e-ushtrise-izraelite-ne-tubas

Numri i personave të plagosur nga dhuna e forcave izraelite në qarkun e Tubasit ka arritur në 130 që prej fillimit të ofensivës. Sipas drejtorit të urgjencës në Tubas, Nidal Auda, 66 prej tyre janë dërguar në spital, ndërsa të tjerët janë trajtuar në terren.

Forcat izraelite po mbajnë nën sulm dhe rrethim qarkun e Tubasit prej tre ditësh, duke shndërruar disa shtëpi në baza ushtarake. Më herët sot, ushtria u tërhoq nga qyteti Tammun pas dy ditësh bastisjesh dhe shkatërrimesh në infrastrukturë dhe pronë private.

Po ashtu, mbrëmë u tërhoq edhe nga kampi i Fara’ës pas një bastisjeje që zgjati që nga mëngjesi, e shoqëruar me dëmtime të shtëpive, dhunë ndaj banorëve dhe ndalime të shumta.

Ndërkohë, forcat izraelite vazhdojnë operacionet në qytetin e Tubasit, në Aqaba në veri dhe në Tayasir në lindje, duke përdorur shtëpitë e banorëve si bazë ushtarake. /mesazhi

Related posts

Zelensky kërkon sisteme mbrojtëse ajrore amerikane në këmbim të ekspertizës së dronëve

Hevzi

Meloni: Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor të jetë prioritet i BE-së

admin

Koreja e Jugut konfirmon lehtësimin e sanksioneve të SHBA për naftën ruse, Seuli rikthen importet nga Rusia

RTI