RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Leo: Zgjidhja e konfliktit duhet të përfshijë një shtet palestinez

papa-leo:-zgjidhja-e-konfliktit-duhet-te-perfshije-nje-shtet-palestinez

Papa Leo XIV deklaroi se çdo zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin Izrael–Palestinë duhet domosdoshmërisht të përfshijë krijimin e një shteti palestinez, duke riafirmuar qëndrimin e Vatikanit.

“E dimë të gjithë se për momentin Izraeli nuk e pranon këtë zgjidhje, por ne e shohim si të vetmen mundësi,” tha Papa Leo për gazetarët gjatë fluturimit nga Turqia drejt Libanit, në konferencën e tij të parë me gazetarë në bord.

Papa, i pari amerikan në krye të Selisë së Shenjtë, shtoi: “Ne jemi gjithashtu miq me Izraelin dhe po përpiqemi të jemi një zë ndërmjetësues mes dy palëve, që mund t’i ndihmojë t’i afrohen një zgjidhjeje me drejtësi për të gjithë.” /mesazhi

Related posts

Izraeli dhe Egjipti drejt marrëveshjes 35 miliardë dollarëshe për gaz natyror

RTI

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

admin

“Steel Dome” i Turqisë po zhvillohet për të përmbushur të gjitha nevojat e mbrojtjes ajrore

Hevzi