RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-oficeri britanik: Forcat speciale britanike kryen krime lufte në Afganistan

ish-oficeri-britanik:-forcat-speciale-britanike-kryen-krime-lufte-ne-afganistan

Një ish-oficer i lartë britanik ka deklaruar para një hetimi publik se forcat speciale britanike (SAS) në Afganistan dyshohet të kenë ekzekutuar të ndaluarit gjatë operacioneve të viteve 2010–2013. Ai tha se kishte identifikuar raste ku numri i të vrarëve ishte më i lartë se armët e gjetura, dhe raportimet se të ndaluarit tentonin të përdornin armë pas kapjes dukeshin të pabesueshme.

Oficeri, i njohur si N1466, e përshkroi këtë si “krime lufte” dhe se sjelljet ishin të ditura brenda zinxhirit komandues, por nuk u morën masa. Hetimi u hap pasi një dokumentar i BBC raportoi se SAS kishte vrarë dhjetëra persona në rrethana të dyshimta.

Ministria britanike e Mbrojtjes kishte zhvilluar hetime të mëparshme, por pa prova të mjaftueshme për ndjekje penale. Hetimi aktual synon të zbulojë nëse ka pasur ekzekutime jashtëgjyqësore dhe nëse ato janë mbuluar nga komandantët.

Dëshmitë e tjera tregojnë shqetësime brenda ushtrisë britanike dhe rivalitet mes njësive speciale. Hetimi pritet të vazhdojë. /mesazhi

Related posts

Erdoğan: Turqia do t’i ofrojë Palestinës “të gjitha llojet” e mbështetjes

Muhamet Ramadani

Belgjikë, rastet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet arrijnë një nivel rekord

admin

Prokuroria: Veseli nuk ka përmbushur detyrat si një epror i përgjegjshëm

Kushtrim Guraj