RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjika kërkon të respektohet sovraniteti i Sirisë pas sulmeve izraelite

belgjika-kerkon-te-respektohet-sovraniteti-i-sirise-pas-sulmeve-izraelite

Belgjika shprehu “shqetësim të thellë” për sulmet dhe inkursionet e përsëritura izraelite në Siri, duke theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X, Ministria e Jashtme belge tha se sulmet e vazhdueshme, përfshirë “raportet për viktima civile” në Beit Jinn, rrisin tensionet dhe kërcënojnë sigurinë rajonale.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen”, tha ministria.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit në Siri duke pushtuar zonën e demilitarizuar tampon, veprim që shkeli marrëveshjen e vitit 1974 me Sirinë.

Related posts

Kancelari gjerman shpall planin e ri të paqes në Ukrainë që trajton çështjet territoriale

admin

Furrat e bukës në Gjermani, buzë greminës

admin

Altun: Suedia të mos fshihet pas arsyetimeve të fjalës së lirë dhe tubimeve

admin