RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, 125 raste të reja në Shqipëri

dita-boterore-kunder-hiv-aids/it,-125-raste-te-reja-ne-shqiperi

Në ditën Botërore të ndërgjegjësimit ndaj HIV/AIDS, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike të dhënat lidhur më këtë sëmundje në Shqipëri.

Sipas ISHP-së, në vitin 2025 janë diagnostikuar 125 raste të reja të HIV-it në Shqipëri. Numri total i rasteve të raportuara që nga viti 1993 deri në tetor 2025 ka arritur në 1973 raste, me një prevalencë kombëtare prej 0.08% dhe incidencë 5.3 raste për 100,000 banorë.

Shpërndarja sipas grupmoshave tregon se grupmosha më e prekur është 35–44 vjeç (27.8%) ose mosha më aktive dhe 25–34 vjeç (26.9%), ndërsa më pak të prekur janë fëmijët 0–15 vjeç (2.9%) dhe personat mbi 65 vjeç (2.8%).

Sa i përket gjinisë, meshkujt përbëjnë 73% të të gjitha rasteve të raportuara deri më sot, ndërsa femrat përbëjnë 27% të rasteve. Vetëm gjatë vitit 2025, nga 125 rastet e reja, 98 janë meshkuj dhe 27 femra, duke e bërë raportin meshkuj–femra 3.5 : 1.

Rrugët kryesore të transmetimit mbeten ato seksuale, me 72.6% të rasteve heteroseksuale. Transmetimi nga nëna te fëmija përbën 2.4% të rasteve, ndërsa transmetimi përmes gjakut dhe përdorimit të drogave me injektim është minimal (0.6% secili).

Në Ditën Botërore të AIDS-it, e cila mbahet më 1 dhjetor, mjekët theksojnë rëndësinë e ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe angazhimit të të gjithë aktorëve për të arritur objektivin e eliminimit të HIV/AIDS-it deri në vitin 2030.

Sipas të dhënave globale, HIV-i ka marrë rreth 44.1 milionë jetë deri më sot, duke mbetur një sfidë serioze për shëndetin publik në nivel ndërkombëtar./rtsh.al

Related posts

Ministri francez: Shkëputja ekonomike nga Kina është “iluzion”

admin

Covid-19 po bën kërdi në Kinë, dyshohet për fshehje të vdekjeve

admin

Dështon mbledhja e Kryesisë, Kusari-Lila: I papranueshëm abstenimi i vazhdueshëm i opozitës

Muhamet Ramadani