RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutë mbi Palestinën, apelon për t’i dhënë fund pushtimit të vitit 1967

asambleja-e-pergjithshme-e-okb-se-miraton-rezolute-mbi-palestinen,-apelon-per-t’i-dhene-fund-pushtimit-te-vitit-1967

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë për “zgjidhjen paqësore të çështjes së Palestinës”, transmeton Anadolu.

Projekt-rezoluta, e cila u hartua nga Xhibuti, Jordania, Mauritania, Katari, Senegali dhe Palestina, u miratua me 151 vota pro, 11 kundër dhe 11 abstenime.

Rezoluta ripohon përgjegjësinë e OKB-së për çështjen e Palestinës, bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit të vitit 1967 dhe për mbështetjen e zgjidhjes me dy shtete, si dhe kërkon që Izraeli të ndalojë aktivitetin e vendbanimeve dhe të zbatojë ligjin ndërkombëtar.

Ajo gjithashtu kërkon rinovimin e negociatave dhe u bën thirrje shteteve të mos njohin ndryshimet kufitare, si dhe të rrisin ndihmën për palestinezët në mes të një krize të rëndë humanitare.

Related posts

Kur ta lexojmë suren Kehf të premtën?

admin

Trump: Plani i paqes për Ukrainën nuk është oferta ime e fundit

admin

OKB: Sulmi izraelit në Rafah do të vendosë gozhdën e fundit në arkivolin e programeve tona të ndihmës

Muhamet Ramadani