RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bashkimi Evropian i bën thirrje KPK-së të zbatojë plotësisht reformën

bashkimi-evropian-i-ben-thirrje-kpk-se-te-zbatoje-plotesisht-reformen

Zyra e Bashkimit Evropian u ka bërë thirrje gjithë anëtarëve që sa bashku të zbatojnë reformën në Këshillin Prokurorial.

Kjo është bërë në një takim që është zhvilluar me anëtarët e KPK-së.

Nga kjo zyrë kanë thënë se sundimi i ligjit është “parakusht thelbësor i BE-së”.

“Në një takim me Këshillin Prokurorial të Kosovës, BE-ja në Kosovë u bëri thirrje sot të gjithë anëtarëve të saj që të zbatojnë së bashku dhe plotësisht reformën e KPK-së, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të ruajnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, thuhet nga Zyra e BE-së.

Ish-ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu ka akuzuar KPK për bllokim të reformës, duke e cilësuar si të kapur.

Edhe shoqëria civile ka akuzuar disa anëtarë të KPK-së që me veprimet e tyre po bllokojnë procesin e reformës

Related posts

Roli i Erdogan në konfliktin në Gaza/ VOA: Marrëdhëniet e ndërlikuara të Turqisë me Izraelin dhe Hamasin

admin

Kryediplomatët e Kinës dhe SHBA-së takohen në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih

Hevzi

Posterat me fytyrën e presidentit serb në Veri, Sveçla paralajmëron: Vuçiç do të arrestohet nëse vjen në Kosovë pa leje!

admin