RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Delegacioni i KS-OKB-së viziton Sirinë pas 14 vitesh izolimi, takon presidentin Al-Sharaa

delegacioni-i-ks-okb-se-viziton-sirine-pas-14-vitesh-izolimi,-takon-presidentin-al-sharaa

Një delegacion që përfaqëson të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbërriti sot në Siri, për vizitën e parë në vend pas 14 vitesh, raportuan mediat zyrtare, transmeton Anadolu.

Pas mbërritjes në kryeqytetin Damask, delegacioni vizitoi lagjen e shkatërruar Jobar për të parë shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet e kryera nga ish-regjimi i Bashar al-Assadit, tha Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA).

Anëtarët vizituan vendet e trashëgimisë në Damaskun e Vjetër të shoqëruar nga përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Ibrahim Olabi. Delegacioni i Këshillit të Sigurimit më vonë mbërriti në Qasr al-Shaab dhe zhvilloi bisedime me presidentin Ahmad al-Sharaa.

Vizita e sotme vjen ndërsa sirianët shënojnë përvjetorin e parë të rënies së regjimit të Asadit.

Zyra e medias e Ministrisë së Jashtme tha të mërkurën se vizita pasqyron mbështetjen ndërkombëtare për “Sirinë e re” dhe për përpjekjet e saj për të rindërtuar dhe forcuar sovranitetin dhe për të stabilizuar vendin pas rrëzimit të ish-regjimit.

Ajo shtoi se angazhimi i Këshillit të Sigurimit përfaqëson moment të rrallë konsensusi mbi çështjen siriane midis të gjitha shteteve anëtare, unanimiteti i parë i tillë në 14 vjet.

Assadi, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi dhjetorin e kaluar, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ndodhej në pushtet që nga viti 1963. Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga Al-Sharaa u formua në janar.

Related posts

Vengu në Sarajevë: Shqipëria do të jetë kudo ku BE dhe NATO operojnë për të garantuar paqen dhe stabilitetin

Muhamet Ramadani

Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë, takim me Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun

admin

Shkon në 600 euro paga mesatare në Maqedoninë e Veriut

Muhamet Ramadani