RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia thërret përfaqësuesit diplomatikë të Ukrainës dhe Rusisë në vend pas sulmeve në Detin e Zi

turqia-therret-perfaqesuesit-diplomatike-te-ukraines-dhe-rusise-ne-vend-pas-sulmeve-ne-detin-e-zi

Turqia thirri sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme përfaqësuesit diplomatikë të Ukrainës dhe Rusisë pas sulmeve ndaj anijeve që lundronin në ujërat ndërkombëtare në Detin e Zi.

Sipas informacioneve të siguruara nga Anadolu, zyrtarët turq i transmetuan ambasadorit ukrainas Nariman Celal dhe të ngarkuarit me punë rus Aleksei Ivanov shqetësimin e Ankarasë për sulmet gjatë takimeve të zhvilluara në ministri.

Më herët, të shtunën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Oncu Keceli, tha në një postim në platformën amerikane X se sulmet ndaj anijeve Kairos dhe Virat ndodhën brenda zonës ekskluzive ekonomike të Turqisë dhe “kanë paraqitur rreziqe serioze për lundrimin, jetën, pronën dhe sigurinë mjedisore në rajon”.

Keceli shtoi se Ankaraja është duke zhvilluar bisedime me palët përkatëse për të parandaluar përhapjen e luftës në Ukrainë nëpër Detin e Zi dhe për të mbrojtur interesat ekonomike të Turqisë.

Related posts

Palestina: Armëpushimi i përhershëm në Gaza kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit

Muhamet Ramadani

A është kriptomonedha një ar dixhital? Çmimi i Bitcoin është në rritje, mekanizmi se si funksionon dhe si mund ta blejnë investitorët

admin

Lukashenko fajëson Ukrainën për provokimet në kufi

admin