RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RD e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje “historike” të paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-ja

rd-e-kongos-dhe-ruanda-nenshkruajne-marreveshje-“historike”-te-paqes-te-ndermjetesuar-nga-shba-ja

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruan sot një marrëveshje “historike” paqeje dhe ekonomike, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që synon t’i japë fund luftimeve në pjesën lindore të trazuar të Kongos, transmeton Anadolu.

“Sot, ne angazhohemi t’i japim fund dekadave të dhunës dhe gjakderdhjes dhe të fillojmë një epokë të re harmonie dhe bashkëpunimi mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës”, tha Trump para ceremonisë së nënshkrimit në Washington, ku morën pjesë presidenti i RD të Kongos, Felix Tshisekedi, dhe presidenti i Ruandës, Paul Kagame.

I pyetur se kur do të largohen trupat nga RD e Kongos, Trump tha: “Mendoj se do të shihni shumë shpejt”.

Trump tha se si Tshisekedi, ashtu edhe Kagame janë “liderë të mëdhenj”.

“Mendoj se do të shihni rezultate shumë të menjëhershme. Kam besim se kjo është ajo që do të ndodhë”, shtoi ai.

Related posts

Rritet numri i të vdekurve në Gaza

admin

Samiti Botëror i Qeverive 2026 fillon në Dubai

Kushtrim Guraj

SHBA njofton tarifa për mikroçipat e importuar nga Kina, pritet të hyjnë në fuqi në vitin 2027

admin