RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konstituimi i komunave veriore, Krasniqi: Gjithçka është zhvilluar me rregull

konstituimi-i-komunave-veriore,-krasniqi:-gjithcka-eshte-zhvilluar-me-rregull

Sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese në komunat veriore në Graçanicë, Leposaviq, Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun dhe Zveçanin.

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka konfirmuar se procesi po ecën pa probleme dhe ka uruar kryetarët e rinj për nisjen e mandatit të tyre.

“Gjithçka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kryetarëve të rinj u uroj një mandat të suksesshëm dhe u dëshiroj punë të mbarë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai theksoi se institucionet lokale po marrin formën e tyre të re, duke hapur rrugën për fillimin e punës së organeve komunale në mandatin e ri.

Related posts

Gaza, fëmijët e zhvendosur në kamp e shndërrojnë rrugën me rërë në fushë basketbolli të improvizuar

admin

Irani ekspozon tanket dhe raketat në Teheran në mes të sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli

Muhamet Ramadani

Irani: Dy cisterna që tentonin të kalonin përmes rrugës së pasigurt morën flakë në Hormuz

Irfan Jahiu