RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR forcon praninë dhe patrullimet në Kosovë për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin

kfor-forcon-pranine-dhe-patrullimet-ne-kosove-per-te-ruajtur-sigurine-dhe-stabilitetin

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka forcuar praninë dhe patrullimet e tij në të gjithë Kosovën, si pjesë e aktiviteteve të rregullta trajnuese.

Sipas zëdhënësit të KFOR-it, kjo tregon gatishmërinë e forcave për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë që mund të ndikojë në sigurinë në të gjithë vendin dhe stabilitetin rajonal.

Në njoftim është bërë e ditur se misioni vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes.

“Veprimet e KFOR-it janë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX)”.

Zëdhënësi shtoi se lomandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësues të organizatave të sigurisë së Kosovës, shefin e EULEX-it dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Related posts

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal valëvit flamurin palestinez gjatë festimit

admin

Personat e zhdukur, ende plagë e hapur në Kosovë

Muhamet Ramadani

NATO konfirmon zgjatjen e mandatit të Stoltenberg deri në tetor 2024

admin