RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ја rinovon mandatin e UNRWA-s, Maqedonia e Veriut voton kundër, Shqipëria abstenon

okb-ја-rinovon-mandatin-e-unrwa-s,-maqedonia-e-veriut-voton-kunder,-shqiperia-abstenon

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të rinovuar mandatin e agjencisë për refugjatët palestinezë, UNRWA, për tre vite të tjera, deri më 2029, me shumicë dërrmuese pro, transmeton Anadolu.

Sipas rezultatit, 151 shtete votuan për, 10 votuan kundër dhe 14 abstenuan. Mes tyre, Maqedonia e Veriut votoi kundër, ndërsa Shqipëria abstenoi

Votimi vjen në mes të një krize serioze humanitare për palestinezët, pasi Izraeli ka ndaluar aktivitetet e UNRWA-s në territoret palestineze.

Në tetor 2024, parlamenti izraelit, Knesset, miratoi ligje që ndalojnë çdo aktivitet të UNRWA-s në tokat e Izraelit, përfshirë Kudsin Lindor dhe territoret e pushtuara.

Organizatat ndërkombëtare dhe vende të shumta e kanë dënuar ndalimin, duke e konsideruar si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe si një kërcënim të madh për refugjatët palestinezë.

Related posts

Tre dekada i fsheshur për tre vrasje: kush është ky shqiptar për film?

Irfan Jahiu

“Do jem i lumtur kur ju të largoheni”- Ishte mbështetës i Donald Trump në 2016, si ndryshoi qëndrim 58-vjeçari që tentoi të vriste ish-Presidentin! Çfarë deklaronte ai në intervistën e fundit

admin

Paralajmërimi i një aktivisti: “Do ta padis Izraelin!”

Kushtrim Guraj