RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: SHBA-ja ende nuk e ka ndarë rezultatin e bisedimeve me Rusinë për Ukrainën

kremlini:-shba-ja-ende-nuk-e-ka-ndare-rezultatin-e-bisedimeve-me-rusine-per-ukrainen

Rusia nuk ka marrë ende asnjë reagim nga SHBA-ja mbi bisedimet e fundit midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov duke shtuar se komunikimi midis Moskës dhe Washingtonit vazhdon pas diskutimeve të udhëhequra nga SHBA-ja në Florida, transmeton Anadolu.

Peskov u tha gazetarëve se përderisa të dy vendet mbeten në kontakt, “rezultatet nuk na kanë arritur ende”. Ai thotë se bisedimet në Florida “në thelb përfunduan vetëm dje”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

I pyetur në lidhje me ngurrimin e deklaruar të të dyja palëve për t’u angazhuar në “diplomacinë me megafon”, Peskov nuk pranoi të japë hollësi, duke përsëritur vetëm se Moska nuk ka dëgjuar ndonjë deklaratë konkrete nga Kievi pas diskutimeve.

Komentet e tij erdhën pasi i dërguari special i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff dhe dhëndri i tij dhe këshilltari joformal Jared Kushner zhvilluan tre ditë bisedimesh me zyrtarë ukrainas në Florida përpara se të flisnin në telefon me presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Media amerikane “Axios” raportoi se Washingtoni po eksploron një qasje të re për zgjidhjen e çështjeve territoriale në negociatat e tij me Ukrainën.

Në komentet e mëparshme, zyrtarët rusë thanë se po presin të shohin nëse raundi i fundit i konsultimeve SHBA-Ukrainë do të prodhojë propozim thelbësor mbi sigurinë ose marrëveshjet territoriale.

Related posts

Fidan: Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kazakistanit po thellohen më shumë

admin

Hantavirusi vë në lëvizje edhe BE-në, Qendra Evropiane ndan udhëzime të reja për menaxhimin e rrezikut dhe pasagjerëve në anijen turistike ‘MV Hondus’

admin

Kontesti ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj maqedonase përfundoi zyrtarisht

Muhamet Ramadani