RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman shpall planin e ri të paqes në Ukrainë që trajton çështjet territoriale

kancelari-gjerman-shpall-planin-e-ri-te-paqes-ne-ukraine-qe-trajton-ceshtjet-territoriale

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha sot se Kievi dhe aleatët evropianë kanë përgatitur propozim të ri paqeje për Ukrainën që trajton çështjet territoriale, i cili do të diskutohet me amerikanët gjatë fundjavës, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për mediat në Berlin, Merz zbuloi se ai, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer diskutuan propozimin e ri të paqes me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në një telefonatë të mërkurën.

“Çështja kryesore këtu është se çfarë lëshimesh territoriale është e gatshme të bëjë Ukraina. Megjithatë, kjo është një pyetje që duhet t’i përgjigjen kryesisht presidenti ukrainas dhe populli ukrainas, siç ia bëmë të qartë edhe presidentit Trump”, tha Merz.

“Dhe nëse tani vazhdojmë me këtë proces siç e parashikojmë, do të ketë bisedime me SHBA-në gjatë fundjavës. Dhe pastaj, mund të ketë një takim këtu në Berlin në fillim të javës së ardhshme. Nëse SHBA-ja do të merr pjesë apo jo varet shumë nga hartimi i përbashkët i dokumenteve”, shtoi ai.

Related posts

Zonja e Parë e Turqisë zhvillon bisedime me kreun e UNRWA-s

admin

Renditja/ Shpenzimet ushtarake globale në nivel rekord, ja shteti i cili kryeson listën me 916 miliardë dollarë

admin

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Hevzi