RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Turqia përpiqet të promovojë paqen dhe dialogun

erdogan:-turqia-perpiqet-te-promovoje-paqen-dhe-dialogun

Turqia është e përkushtuar ndaj promovimit të paqes dhe dialogut, deklaroi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke folur në një forum ndërkombëtar në Turkmenistan, transmeton Anadolu.

“Si Turqi, ne po punojmë me gjithë forcën tonë, të udhëhequr nga ndjenja e përgjegjësisë që na e ka ngulitur historia, gjeografia dhe civilizimi ynë, për të siguruar që paqja dhe dialogu të mbizotërojnë”, tha Erdogan në Forumin Ndërkombëtar të Paqes dhe Besimit në Ashgabat.

Ai shtoi se Ankaraja është e gatshme të ofrojë mbështetje konkrete për nismat diplomatike që synojnë arritjen e armëpushimit dhe paqes, përfshirë përpjekjet lidhur me luftën Rusi–Ukrainë.

Sa i përket Lindjes së Mesme, presidenti turk tha se përfshirja e palestinezëve është thelbësore në të gjitha përpjekjet për paqe dhe se objektivi përfundimtar është zgjidhja me dy shtete për konfliktin Izrael–Palestinë.

Erdogan paralajmëroi se armëpushimi i tetorit në Gaza mbetet i brishtë, duke thënë se mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme nga komuniteti ndërkombëtar është e nevojshme për ta ruajtur atë.

Related posts

Tony Blair para deputetëve: Nuk pendohem kurrë për mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës

Muhamet Ramadani

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Podgoricë pas miratimit të Ligjit për Presidentin

admin

Princi saudit pret në takim presidentin palestinez, konflikti i Gazës dominon bisedimet

Muhamet Ramadani