RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot mbahet protesta në Shkup për drejtësi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

sot-mbahet-protesta-ne-shkup-per-drejtesi-dhe-lirimin-e-ish-krereve-te-uck-se

Sot me fillim nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, do të mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë me kërkesën e vetëm lirim të ish-krerëve të UÇK-së dhe drejtësi për ata.

Protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në të cilët janë të paraburgosur në Hagë është e pesta me radhë. Më 7 gusht të këtij viti është mbajtur protestë e parë në Prishtinë, pastaj në Hagë, në Tiranë dhe së fundmi edhe në Strasburg.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Që të katër janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniq dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Related posts

Dyshime se po shitet shtrenjtë, Qeveria merr një vendim për çmimin e naftës

admin

KQZ rifillon sot numërimin e votave në 11 komuna nga ora 16:00

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur më shumë se 300 objektiva në Gaza

Muhamet Ramadani