RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident në Prishtinë, një polic i vdekur

aksident-ne-prishtine,-nje-polic-i-vdekur

Një polic ka vdekur në Prishtinë të hënën në mëngjes.

Ai ka dyshohet se ka vdekur para një aksidentit që ka ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i PK-së për kryeqytetin Enis Pllana.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, ka njoftuar Pllana.

Related posts

Turqia thekson stabilitetin në Venezuelë, bën thirrje të “veprohet me përmbajtje” pas sulmeve të SHBA-së

Muhamet Ramadani

Lirohen nafta dhe benzina në Kosovë

admin

Pretendohet se SHBA, Iz’raeli dhe EBA zhvilluan takim sekret lidhur me Ga’zën

Muhamet Ramadani