RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Marok, rritet në 37 numri i viktimave nga përmbytjet dhe stuhitë

marok,-rritet-ne-37-numri-i-viktimave-nga-permbytjet-dhe-stuhite

Është rritur në 37 numri i viktimave nga përmbytjet dhe stuhitë e forta që goditën qytetin Safi të Marokut, transmeton Anadolu.

Kushtet e pafavorshme të motit shkaktuan dëme të konsiderueshme, humbje jetësh dhe ndërprerje të transportit në pjesë të ndryshme të vendit. Disa zona bregdetare janë të përmbytura ndërsa reshjet e dendura të dëborës në rajonet e brendshme dhe më të larta ndërprenë përkohësisht qarkullimin në shumë vendbanime.

Sipas agjencisë zyrtare marokene të lajmeve MAP, një deklaratë me shkrim nga guvernatori i qytetit Safi dha informacion të azhurnuar lidhur me kushtet e rënda të motit dhe përmbytjet masive pasuese që goditën rajonin vonë mbrëmjen e djeshme.

Në deklaratë theksohet se deri më tani janë regjistruar 37 humbje jete.

Autoritetet deklaruan se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje dhe se janë marrë masat e nevojshme për sigurinë në zonat e prekura nga përmbytjet dhe se vazhdon mobilizimi me qëllim për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për qytetarët e prekur nga katastrofa.

Më tej thuhet se dje në Marok u përjetuan përmbytje dhe vërshime nga uji kryesisht në zonat bregdetare ndërsa në zonat e brendshme dhe më të larta reshje të dendura dëbore.

Related posts

Kryeministri britanik shpalos detajet e marrëveshjes me Shqipërinë

admin

Fidan: Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk është në gjendje të bëjë thirrje për armëpushim në Gaza njëzëri

Muhamet Ramadani

Ish-komandanti i UÇK-së përfiton ulje dënimi, Apeli i Hagës i heq 7 vite Salih Mustafës

admin