RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci bisedon me zyrtaren e lartë të NATO-s: Koordinim i ngushtë me KFOR-in dhe hapa të rinj drejt NATO-s

maqedonci-bisedon-me-zyrtaren-e-larte-te-nato-s:-koordinim-i-ngushte-me-kfor-in-dhe-hapa-te-rinj-drejt-nato-s

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka zhvilluar një takim virtual me shefen e operacioneve aktuale, divizioni për operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Maqedonci ka theksuar se Viehen e ka njoftuar për zhvillimet aktuale në ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

“Theksova që si ministri do të vazhdojmë me përkushtim koordinimin e ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), dhe mirëprita bashkëpunimin e mëtejshëm me NALT, me synim rritjen e mbikëqyrjes civile dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë. Kosova drejt NATO-s!”, ka njoftuar Maqedonci në Facebook.

Related posts

Gjermania ashpërson ligjin për dëbimin e azilkërkuesve, DW: Ja çfarë parashikohet

Muhamet Ramadani

SHBA miratoi 11 miliardë dollarë shitje armësh për Tajvanin, Kina hakmerret dhe sanksionon firmat amerikane të mbrojtjes

admin

Humb jetën një migrant në përpjekje për të hyrë me parashutë në Ceuta të Spanjës

Irfan Jahiu