RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deputetë kanadezë nuk lejohen të hyjnë në Bregun Perëndimor

deputete-kanadeze-nuk-lejohen-te-hyjne-ne-bregun-perendimor

Një delegacion prej 30 kanadezësh, përfshirë gjashtë deputetë të Parlamentit të Kanadasë, është ndaluar të hyjë në Bregun Perëndimor të pushtuar, raportoi CBC News.

Sipas Këshillit Kombëtar të Myslimanëve Kanadezë (NCCM), autoritetet izraelite u kërkuan anëtarëve të delegacionit të nënshkruanin një dokument ku pranonin se përbënin rrezik për sigurinë publike. Delegatët refuzuan ta nënshkruanin dokumentin.

Drejtori ekzekutiv i NCCM-së, Stephen Brown, e cilësoi vendimin si “shqetësues dhe jashtëzakonisht zhgënjyes”, duke theksuar se delegacioni kishte marrë më parë autorizim elektronik udhëtimi nga Izraeli.

Delegacioni kishte planifikuar takime me grupe të shoqërisë civile, refugjatë palestinezë dhe persona të zhvendosur, si dhe me zyrtarë të Autoritetit Palestinez dhe qeverisë kanadeze. Sipas njoftimit, delegatët janë të sigurt dhe janë nisur drejt Jordanisë, përpara kthimit në Kanada. /mesazhi

Related posts

Reuters: Në më pak se një vit arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi

admin

Drejtori Simniva mori pjesë në tribunën e organizuar nga qendra “Drita” në Mulhouse të Francës

admin

Vritet me thikë një person në Podujevë

admin